Transmetuar më 13-01-2021, 15:13

Pas përmbytjeve që mbizotëruan në vend, pavarësisht se reshjet pushuan në orët e fundit, sipas meteorologëve në tre ditët në vijim do të mbizotërojë acari.

Meteoalb raporton se gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta si dhe reshje të dendura dëbore.

Pritet të ketë më tepër reshje dëboren në pjesën lindore dhe veri-lindore të vendit.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e 13 janarit dhe do të përfshijnë kryesisht malësinë e Tiranës, atë të Bulqizës, të Prrenjesit dhe të Pogradecit në juglindje, si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat e lartpërmendura të mbulohen nga dëbora me 2 deri në 3 cm në orë.

/a.m/NOA.al