Në Angli janë të sigurt: Aguero shkon falas te Barcelona në verë
Transmetuar më 13-01-2021, 14:05

Mediat britanike shkruajnë se Barcelona është shumë e vetëdijshme për situatën e Serxhio Agueros, i cili e përfundon kontratën e tij me Mançester Sitin në qershorin e ardhshëm dhe nuk ka rinovuar ende.

Kështu, argjentinasi, shok i ngushtë me Leo Mesin, mund të shkojë falas në “Camp Nou” këtë verë.

Në fakt, për të ka edhe interesime të tjera në merkaton e klubeve të mëdha, sikurse është ai i PSG-së, me trajnerin Pokettno në "pole position".

Megjithatë, katalanasit duken të favorizuar për disa arsye, janë gati ta rikthejnë në La Liga sulmuesin, i cili fillimet e tij në Spanjë i ka me Atlétiko Madrid. /e.a/noa.al/