Transmetuar më 13-01-2021, 12:20

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi shpërndanin lëndë narkotike me doza të vogla.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen “Vullnetari”, ndërkohë që gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestruan 10 doza të lëndës narkotike heroinë.

Në pranga kanë rënë E.K.,38 vjeç dhe F.K., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Ndërkaq, policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /e.a/noa.al/