Transmetuar më 13-01-2021, 11:43

Një punonjës i Forcave Operacionale të SHÇBA, ka kanosur dy efektivë të Policisë Bashkiake.

Sipas burimeve, punonjësi i SHÇBA, i identifikuar si Ardit Zenelaj, nuk i është bindur urdhrit të efektivëve.

Zenelaj, me detyrë oficer vëzhgues i SHÇBA, ka qenë në makinë bashkë me familjen. Për shkak të një shkelje të qarkullimit, ai është ndaluar nga punonjësit e Policisë Bashkiake në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë.

Fillimisht ai i ka kundërshtuar efektivët dhe nuk është prezantuar si punonjës i SHÇBA, raporton ‘Ora news’.

Mes tyre ka pasur një debat verbal, ndërkohë që Zenelaj është paraqitur vetë para SHÇBA, pasi ka patur kallëzim ndaj tij dhe ka nisur hetim disiplinor deri në përfundim të hetimeve. Kallëzimi është bërë në komisariatin nr 3 në kryeqytet. /e.a/noa.al/