Transmetuar më 13-01-2021, 10:52

Një arsimtare nga Vlora, Pëllumbesha Xhiaj, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Miq dhe të afërm, kanë ndarë lajmin e vdekjes së saj përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se e ndjera kishte 40 vjet që punonte në sistemin arsimor.

Xhiaj ishte mësuese e ciklit të ulët në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë. Prej ditësh ishte e prekur nga koronavirusi, por nuk mundi ta fitojë betejën pavarësisht punës së mjekëve. /e.a/noa.al/