Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes, mesazhi prekës i artistit
Transmetuar më 13-01-2021, 10:37

Artisti dhe ish-kantautori Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme të vëllain, Rexhep Aliaj, i cili ka qenë një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Aliaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, është i detyruar të mbajë hidhërimin brenda në shpirt.

Postimi i i plotë

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.