Transmetuar më 13-01-2021, 09:59

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në operacionin policor, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja e shtetasit me iniciale, P.N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Leçes, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /e.a/noa.al/