Transmetuar më 13-01-2021, 07:35

MeteoAlb parashikon që masat ajrore veriore që kanë depërtuar drejt jugut të kontinentit, do të diktojnë mot me kthjellime dhe vranësira në vendin tonë, por që do të jenë të ftohta gjatë paradites.

Mesdita sjell reshje dëbore në pjesën më të madhe të zonave malore, ndërsa reshje të pakta shiu do ketë pjesa tjetër e vendit. Parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen më 3 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë do të sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /e.a/noa.al/