Transmetuar më 12-01-2021, 22:16

Ditët e fundit është përfolur se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes Greqisë dhe Turqisë.

Arjan Çani tha këtë mbrëmje në Open në Top Channel, se e gjitha kjo është një komunikim, dhe PR në të mirë të kryeministrit Rama.

“Media flet për Ramën, është qesharake të mendosh se do zgjidhet këtu konflikti në Tiranë, ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, këtë duhet t’ia njohim Ramës.

Pra është një promo që ai i bën vetes. Por nëse dikush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri, është budallik. Shikoni për vaksinën, hoqi këmishën e me radhë”, u shpreh Çani.