Transmetuar më 12-01-2021, 21:48

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një 38-vjeçar është rrëzuar sot nga një objekt në ndërtim e sipër në Gjakovë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën “Selman Riza”, ndërsa vdekjen e personit e kanë konfirmuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.

Lajmin është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Në vendngjarje kanë dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është rreth moshës 38-vjeç nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”./noa.al/