Transmetuar më 12-01-2021, 19:30

Një aksident i rëndë raportohet se ndodhi në Korçë gjatë mbrëmjes së sotme.

Një automjet përplasi në rrugë kalimtarin Adriatik Gishta,  55 vjeç, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Bulgarec, në aksin Korçë-Maliq.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit por pavarësisht ndihmës së parë që mori nga mjekët, raportohet se 55-vjeçari ndërroi jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Policia tha se shtetasi me iniciale K.D, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet e para flasin se i aksidentuari ka qenë në gjendje të dehur.

/a.m/NOA.al