Transmetuar më 12-01-2021, 19:28
Një 38 vjeçar ka humbur jetën, pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese në Gjakovë.
Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.
Dyshohet për një ngjarje aksidentale.
Lidhur me ngjarjen policia është njoftuar sot pasdite në orën 16:20.
Në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe e transportoi në spital, por pa shenja jete.
Autoritetet ligjzbatuese po hetojnë shkaqet e ngjarjes së rëndë.
/a.m/NOA.al