Transmetuar më 12-01-2021, 18:30

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytje të mëdha ndodhin edhe çudira .

Reshje të shumta janë shënuar edhe në Kosovë, ku nga më të goditurit ishte fshati Livoq i Gjilanit, i cili është përmbytur.

Por një qytetari i ka ndodhur ‘çudia’.

Si pasojë e vërshimeve atij i ka shkuar në shtëpi një peshk ‘gjigand’.

Në imazhet e bëra publike shihet kur qytetari kap peshkun e ‘madh’ në oborr dhe më pas e hedh sërish në ujë, duke e lënë të lirë.

Kosova nuk ka det, por ndoshta lumi, ose ndonjë rezervuar ka sjellë peshkun “mysafir” pranë shtëpisë së tij./a.m/NOA.al