Transmetuar më 12-01-2021, 15:19

Një lloj kafshe e quajtur “Manate”  u filmua me emrin e “Trump” të gdhendur në shpinë.

Ngjarja u rregjistrua fundjavën e kaluar në Florida, në ujërat e lumit Homosassa, pjesë e Qarkut “Citrus”.

Veprimi shkaktoi polemika, provokoi reagimin e botës mjedisore.

Në veçanti, ajo e Qendrës për Diversitetin Biologjik e cila, pasi u analizuan imazhet, ofroi një dhuratë prej 5 mijë dollarësh për këdo që denonconte personin përgjegjës, ose ata që ishin përgjegjës, për këtë vepër që e konsideruan të pahijshme.

Nga ana e saj, të paktën duke gjykuar nga imazhet, kafsha e ujit nuk kishte pësuar dëmtime serioze me plagët, sipërfaqësore.

Duket se është gjest i pakuptueshëm i dikujt në grahmat e çmendurisë goliardike. /a.m/NOA.al