Transmetuar më 12-01-2021, 13:35

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi është përplasur fizikisht me policinë, duke lënë të plagosur 5 efektivë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë këtij momenti, Oruçi ka bërë rezistencë, duke tentuar të nxjerrë edhe armën.

Oruçi ishte shpallur në kërkim dhe incidenti me forcat e policisë ka ndodhur ndërsa ai po tentonte të largohej nga vendngjarja.

Abedin Oruçi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Prokuroria e Kukësit për 3 vepra penale: kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës, Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë  kreu i Këshillit Bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD dhe PDIU-së. /e.a/noa.al/