Transmetuar më 12-01-2021, 13:15

Një 94 vjeçar është lënduar këtë të martë si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ku si paojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Sh. T., 94 vjeç, i moshuari ka marrë dëmtime në trup.

Policia bën me dije se si pasojë e plagëve i moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /e.a/noa.al