Transmetuar më 12-01-2021, 11:28

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë një 58-vjeçar shqiptar dhe u plagosën dy djemtë e tij 28 dhe 22 vjeç, mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera.

Siç bën me dije “Kathimerini“, ngjarja ndodhi në sheshin "Agios Sostis",  nw Athinw, ku e plagosur mbeti edhe kamerierja e një lokali aty pranë, por që nuk kishte lidhje me viktimën dhe të plagosurit.

Mësohet se gjatë përplasjes, babai i ka dalë para plumbave për të mbrojtur djemtë e tij, duke humbur jetën.

Ndërkohë, dy të rinjtë kanë tentuar që të fshihen në njërin prej lokaleve aty pranë, por sulmuesit i kanë ndjekur duke qëlluar në drejtim të tyre, ku njëri prej plumbave ka kapur edhe kamarieren e lokalit.

Ndërkohë, burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur janë dy djemtë e tij, Angjelo dhe Mihali.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur një plumb qorr.

Policia është duke kërkuar për një makinë “Opel” ngjyrë gri, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët. /e.a/noa.al/