Transmetuar më 12-01-2021, 09:43

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia thotë se ka rënë në pranga shtetasi A.K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Ndaj tij më 15 janar 2020, është caktuar masa “Arrest me Burg” nga gjykata në mungesë, pasi në një ngjarje të ndodhur më 8 janar 2020, ai së bashku me vëllanë e tij kanë qëlluar në drejtim të një banese me armë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese”, sqaron policia.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.