Transmetuar më 12-01-2021, 09:01

Një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë.

Epiqendra mësohet se ka qenë 2 km larg nga Himara, në afërsi të Borshit me një thellësi prej 10 km.

Tërmeti raportohet të ketë rënë rreth orës 07:27 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet janë ndiet në Gjirokastër, Himarë dhe Vlorë.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale. /e.a/noa.al/