Transmetuar më 12-01-2021, 07:48

Pas ditëve me mot të keq, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku herë pas herë do të kemi reshje të izoluara shiu dhe dëbore në territor.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që këto kushte të motit të vijojnë gjatë gjithë ditës. Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradën në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë. /e.a/noa.al/