Transmetuar më 12-01-2021, 00:04

Një 38-vjeçar në Britaninë e mADHE, fitoi lotarinë prej 58 milionë paundësh dhe sigurisht kjo gjë duhej të festohej.

Ai mori shokët e tij dhe shkuan në Dubai ku qëndruan në një hotel me pesë yje, e pinë shampanjë 1.700 paund shishja.

Ai fitoi lotarinë në prill të vitit që lamë pas në 2020 por për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosura nuk kishte mundur të festonte ashtu si duhej.

“I njoh këta djem prej 20 vjetësh, doja t`i bëja dhuratë një udhëtim të cilin të mos e harronin kurrë”, u shpreh ai.

Një prej shokëve te tij, Peter Garry  tha se kjo ishte java më e mrekullueshme që kishte pasur ndonjëherë në jetë.

“ Ai është miku më i mirë që dikush mund të ketë. Unë jam mësuar me hamburger në Spanjë, por këtu në Dubai, paratë u derdhën lumë”, tha Peter.

Kur të qetësohet dhe pak situata e koronavirusit, Hoyle planifikon të dërgojë dhe vajzën e tij 11 vjeçare në një udhëtim të paharrueshëm në Disneyland të Floridas.