Transmetuar më 11-01-2021, 23:43

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme  rreth orës 22:20, në lagjen “Tre Heronjt”.

Një person ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër i dëmtuar në këmbë.

E. L. 24 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri si pasojë e një konflikti të çastit por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/