Transmetuar më 11-01-2021, 22:58

Melisa ka treguar mbrëmë në “Përputhen Prime” se nuk flet me nënën e saj.

Shkak është bërë akuza që Fatjoni ngriti kundrejt saj duke deklaruar se Melisa ka kryer marrëdhënie me një konkurrent tjetër.

Melisa e mohoi këtë deklaratë, megjithatë tregoi e ëma e ka përjetuar shumë keq. Vetë Melisa u përlot teksa jepte shpjegime.

“Mendoj që mund të ketë pasur ato dyshimet e saj. Unë aktualisht akoma nuk flas. Jam munduar t’ja shpjegoj, por edhe unë kam atë karakterin tim të vështirë. Ndoshta po pret dhe ajo të qartësohet situata. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe sesi jam, thjesht…”, tha Melisa e përlotur.

Melisa Lleshi mohon të ketë raporte intime me konkurrentin Andi Shehu, duke përgenjështruar akuzat e Fationit, për të cilin thotë se e shtyn xhelozia të thotë, sipas saj, të pavërteta.