Transmetuar më 11-01-2021, 19:53

Pamje dramatike vijnë nga Athina ku një familje shqiptare u përball me atentat të egër që shkaktoi vdekjen e dy prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Mediat greke raportojnë se kanë vdekur atë e bir dhe janë plagosur dy djemtë e tjerë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën Agjia Sosti në Neo Kozmo, Athinë, informon noa.al.

Persona të armatosur u afruan me një makinë tip Opel ngjyrë gri dhe hapën zjarr duke qëlluar familjen shqiptare.

Menjëherë më pas ata u larguan në drejtim të Petralona në drejtim të sheshit Singrou, ku policia thotë se po kryen një aksion për kapjen e tyre.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes shqiptarësh për afera droge, por nuk ka ende një komunikim zyrtar nga policia.

Në galeri shikoni momentet pak pas ngjarjes dhe tronditjen e të pranishmëve.