“Kërcet” arma në Athinë. Vritet një burrë shqiptar dhe plagosen djemtë e tij
Transmetuar më 11-01-2021, 19:34

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në një lokal në Athinë, Greqi.

Gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Athinë, në sheshin Agios Sostis, ku një burrë ka mbetur i vdekur dhe 2 djemtë e tij kanë mbetur të plagosur, shtetas shqiptarë. Po ashtu është plagosur edhe një grua, kameriere e lokalit.

Sipas raportimeve autorët kanë qëlluar nga brenda një makine dhe më pas kanë ikur.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeje për afera droge.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit./noa.al/