Transmetuar më 11-01-2021, 15:50

Pasi mori vaksinën kundër koronavirusit, Kryeministri doli edhe në një deklaratë për mediat.

Si për të qetësuar dyshuesit, kërkoi që askush të mos besojë teoritë konspirative për vaksinën.

“Duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve që i furnizojnë me teori konspiracioni. Sepse është e sigurtë që vaksina nuk i bën ilirët vikingë apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Vikingët nuk vijnë prej vaksinën dhe nuk futet çip në trup”, tha Rama.

I pyetur se kur do jetë radha e kryedemokratit Basha për t’u vaksinuar, Kryeministri u shpreh se radha është e Berishës.

“Radhën e ka Saliu kur të hyjmë të moshat e tejthyera”, u shpreh. /k.k/noa.al/