Transmetuar më 11-01-2021, 15:03

Detaje të reja janë publikuar mbi vdekjen e një personi, në fshatin Mes të Shkodrës.

Bëhet e ditur se në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Dyshohet se 47-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht, ku për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/