Transmetuar më 11-01-2021, 13:25

Prej dy ditësh, Isli Islami nuk është më i pranishëm në emisionin që drejton çdo mëngjes bashkë me Ori Nebijaj, “Wake Up”.

Moderatori ka zbuluar arsyen e rëndësishme pse nuk është shfaqur në ekran, duke pohuar se është infektuar me Covid-19 dhe se i duhet të qëndrojë në shtëpi i izoluar për disa ditë.

Në një lidhje ‘Skype’ Isli zbuloi se edhe nëna e tij është infektuar me Covid, teksa bëri të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Mua më kishin filluar simptomat më herët, por prisja tamponin të isha më i sigurt. Meraku më i madh ishte për nënën time. Edhe nëna ime rezultoi pozitiv me Covid-19, por jemi në gjendje të mirë”, tha Isli.

Ai tregoi se simptomat e para për të ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. /e.a/noa.al/