Transmetuar më 11-01-2021, 10:31

Policia e Tiranës ka arrestuar një djalë të ri nga Peshkopia, pasi akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Ledjon Spahiu, i cili mban dhe identitetin Besmir Kurtdeda, raporton noa.al.

I arrestuari, sipas hetimit policor, paraditen e djeshme i ka shkuar në banesë ish-të dashurës, shtetases me iniciale O.M., 20- vjeçe e ka mbajtur peng dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza ka denoncuar rastin në polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Në njoftimin e saj, policia flet për heqje të paligjshme të lirisë, përdhunim dhe dhunë në familje.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al. Foto: Google