Transmetuar më 11-01-2021, 10:16

Aktori i Hollivudit dhe-ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger e krahason sulmin ndaj Kongresit Amerikan me Gjermaninë naziste dhe e quan Donald Trump një "udhëheqës të dështuar".

Në një video të postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ai thotë: "Ai do të hyjë në histori si presidenti më i keq. E mira është që ai së shpejti do të jetë po aq i parëndësishëm sa postimet e tij të vjetra".

"E Mërkura ishte Nata e Kristalit në SHBA", thotë Schwarzenegger, duke zbuluar disa detaje "të dhimbshme" në lidhje me të kaluarën e tij.

Babai i tij, tha ai më parë, ishte bashkuar me partinë naziste. Tani, ai zbulon, "Ai vinte në shtëpi i dehur një ose dy netë në javë dhe na bërtiste dhe na godiste, duke trembur nënën time. Unë kurrë nuk e bëra atë plotësisht përgjegjës, sepse fqinji ynë bënte të njëjtën gjë me familjen e tij".

"Gjithçka filloi me gënjeshtra dhe intolerancë. Duke qenë në Evropë, unë kam parë personalisht se si gjërat mund të dalin jashtë kontrollit," shton ai.

"Babai im dhe fqinjët tanë janë mashtruar me gënjeshtra, kështu që unë e di se ku mund të çojnë gënjeshtrat". /e.a/noa.al/

Foto: Newsweek