Transmetuar më 11-01-2021, 09:14

Një vajzë 35-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kap duke transportuar shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt shumës 200 euro.

35-vjeçarja, me inicialet K.B, banuese në fshatin Libonik në Korçë, u arrestua nga uniformat blu në lagjen “Emin Matraxhiu”.

“Arrestimi i saj u bë, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /e.a/noa.al/