Transmetuar më 11-01-2021, 08:47

Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Klosit doli nga rruga në fshatin Suç, të Matit, duke përfunduar në mes të një are mëngjesin e sotëm.

Dy personat të cilët po udhëtonin me mjetin e aksidentuar pësuan lëndime dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, sipas ‘Ora news’.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbulimin e shkaqeve të vërteta të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë lagështia në rrugë. /e.a/noa.al/