Transmetuar më 11-01-2021, 07:58

Dita e sotme do të nisë me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare në zonat veriore dhe qendrore, por më pak reshje priten në jug të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, mesdita sjell një ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Por sërish mbrëmja dhe nata rikthejnë reshjet mesatare në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore, nga -1°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/