Transmetuar më 11-01-2021, 07:47

Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm shtëpia e një kambisti në Korçë. Mësohet se pronari i banesës dhe një prej grabitësve kanë mbetur të plagosur pas një përplasje fizike dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen numër një të Korçës.

Nga informacionet e para, raportohet se kanë qenë 2 persona të cilët kanë hyrë në banesë, teksa pronari ka bërë rezistencë duke u përleshur me autorët.  Për pasojë pronari ka mbetur i lënduar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /e.a/noa.a/