Transmetuar më 10-01-2021, 20:54

Ndërron jetë ish-futbollisti i Kombëtares spanjolle dhe Real Madridit, Pedro Casado.

Casado ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjeçare.

Ish-futbollisti kishte veshur fanellën e Real Madridit gjatë viteve 1960-1966.

Me Real Madridin ai fitoi një Kupë Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale, gjashtë Liga dhe një Kupë Spanjolle./noa.al/