Transmetuar më 10-01-2021, 20:32

Bie në pranga një shqiptar në Itali i cili dyshohet se kërcënoi me vdekje ish-gruan e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar shqiptar, me iniciale G.V, i cili kërcënoi me vrasje ish-gruan e tij në Padova.

Burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke i thënë: “zbrit poshtë do të të vras”.

Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.

Shqiptari u arrestua të shtunën përpara banesës së ish-gruas, e cila prej më shumë se një viti ishte strehuar aty pas dhunës sistematike të bashkëshortit./noa.al/