Transmetuar më 10-01-2021, 12:34

Në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai, teksa vendi po përmbytet, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të ndjekësve në Facebook.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mbytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijët jetima plus çfarë më vjen keq, janë disa servila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një ndjekës.

Ndërsa Rama iu përgjigj atij dhe disa të tjerëve duke i sqaruar se vizita e tyre është ftesë nga disa pala pritëse me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri.

“Mos u mbyt në portalet e atyre që vetëm hedhin helm, po informohu dhe do ta mësosh që në Dubai ka shkuar një grup i madh me përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse dhe s’kanë shkuar për karkaleca por për të sjellë investime në Shqipëri, ndërkohë që tërë shpenzimet mbulohen prej mikpritësve, kështu që kjo që thua s’ka asnjë lidhje, ndërsa lokalin e vogël nuk besoj të ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk të ka lënë jetim, sepse kush ka lokal të vogël i janë hequr taksat e qeverisë  dhe i janë bërë ZERO!”, tha Rama.

Kryeministri replikoi me disa nga komentuesit, të cilët kritikuan sjelljen e ministrave të tij, replikat e të cilëve pasqyrohet në fotogaleri.

/a.m/NOA.al