Apolonia i bën “gjëmën” Partizanit në fund, ‘penalltia fierake’ entuziazmon shkodranët
Transmetuar më 09-01-2021, 19:13

Mbyllet 1-1, në një barazim dramatik ndeshja Partizani-Apolonia, e luajtur në “Elbasan Arena”.

Apolonia zhvilloi ndeshjen e parë nën drejtimin e italianit Camaratta dhe ndonëse e fundit në klasifikim ia doli që të merrte një barazim me vlerë për të shpresuar deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Partizani u shfaq më dominues. Partizani tentoi golin e avantazhit në pjesën e dytë dhe e gjeti atë në minutën e 80-të. Gafë e mbrojtjes fierake që nuk largon topin si duhet dhe aty përfitoi Tedi Cara, i cili tundi rrjetën me një goditje potente. Por kur pritej që të mbyllej ndeshja, Apolonia merr në 11-metërsh në fund dhe shënon me atë të Zaimit.

Partizani humb mundësinë për t’u afruar me Vllazninë, pas ndeshjeve të javës së 10-të. Shkodranët e mbyllin me 9 pikë diferencë karshi ndjekësve javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Java e 13-të/ Partizani – Apolonia 1-1

81′ Cara / 90’+6′ (11-m) Zaimi

Partizani: Hoxha, Idrizaj (65′ Bardhi), Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Kote (90’+3′ Dajçi), Kordeiro (85′ Cara), Asani (90’+4′ Kodra), Broja, Solomon (65′ Kardoso). Trajner: Ilir Daja

Apolonia: Harizaj, Haxhiu (80′ Zoga), Omeri, Smaçi, Sota, Jeboah, Kofi, Repaj, Ejoh (73′ Krasniqi), Levendi (58′ Zamaj), Mihana. Trajner: F. Kamarata

KV: Broja, Idrizaj / Smaçi, Haxhiu. Harizaj

Gjyqtar: Roxhers Muskaj

/a.m/NOA.al

Lexo edhe:

Skandal në Laç, dha dy penallti për Kukësin, rrihet gjyqtari i ndeshjes