Transmetuar më 09-01-2021, 14:07

Stuhia "Fillomena" po bën namin në Spanjë. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar Madridin dhe krahinat rreth kryeqytetit spanjoll, duke bërë që shtyhen disa ndeshje, përfshirë sfidën Atletico Madrid-Athletic Bilbao.

Sakaq, një episod shumë interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme, teksa ekipi i Rayo Vallecanos po udhëtonte drejt Miranda de Ebro për të zhvilluar ndeshjen e sotme ndaj vendasve.

Autobuzi i Rayo Vallecanos ka pasur vështirësi prej borës, por një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me disa automjete të cilat kishin ngecur.

Megjithatë, për të ndihmuar këto automjete, kanë menduar lojtarët e Rayo Vallecanos, të cilët kanë zbritur nga autobuzi i tyre dhe kanë shtyrë makinat e tjera.

Sa i përket ndeshjes së sotshme ndaj Mirandes, ajo është anuluar pikërisht për shkak të kushteve atmosferike. /e.a/noa.al/