Transmetuar më 09-01-2021, 12:04

Italo Salvadori është 72 vjeç, Antonia Guidolin, 74 dhe janë burrë dhe grua. Të dy janë të shtruar në spital për koronavirus në Cittadella, në provincën e Padovës, Itali.

Ajo te Sëmundjet Infektive, ai në kujdesin gjysmë intensiv. Kur kushtet e saj u përmirësuan, gruaja menjëherë kërkoi burrin e saj, një punonjës social dhe shëndetësor e shoqëroi me një karrocë për në repartin ku ishte i shtruar.

Siç duket dhe në foto, përqafimi dhe puthja me maskën e oksigjenimit u përjetësuan në disa shkrepje të shpërndara në mediat sociale. Një mesazh shprese dhe dashurie për të gjithë çiftet dhe familjet e ndara nga virusi Covid 19. /e.a/noa.al/