Transmetuar më 08-01-2021, 22:37

Analisti dhe historiani Agron Gjekmarkaj ka komentuar kalimin e ish-deputetit të LSI-së, Nasip Naço në radhët e Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Gjekamarkaj, i njohur edhe si pjesë zyrtare e PD-së,  është shprehur pa rezerva se Rama ‘shumë njerëz i ka përdorur si prezervativë dhe më pas i ka hedhur’.

Me largimin e Nasip Naços në momentin që kanë parë atë video të publikuar nga Rama, Gjerkmarkaj shton se hamendëson se si mund ta ketë joshur Kryeministri, që ai t’i afrohej PS-së.

“Ne na mungon fytyra e Nasipit, nuk e dimë në ka qarë, është gëzuar kur ka parë atë video… Po merr ministrat që ai ka akuzuar vet për korrupsion, etj. Një opsion është kur e blen me para, e dyta kur e blen me influencë, me emërime, me jetëgjatësi. Shumë njerëz i ka përdorur si prezervativë dhe i ka hedhur, më falni për shprehjen. Premtimi i tretë është ‘do të hysh në histori Nasip’, këtë nuk e ha”, tha Gjonmarkaj, duke pretenduar se Nasip Naço është i konsumuar politikisht dhe se nuk ka asnjë peshë për të forcuar PS-së, pavarësisht lëvizjes. /a.m/NOA.al