Transmetuar më 08-01-2021, 14:32

Gjatë sulmit ndaj Kongresit Amerikan, i cili u zhvillua në 6 Janar në Uashington, një protestues arriti të vidhte podiumin e Nancy Pelosit nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Imazhi i burrit të qeshur me "trofeun" në dorë bëri xhiron e botës në rrjet. Disa ditë pas trazirave, në faqen e ankandit ‘eBay’, u krijua një reklamë për "Podiumin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve", raporton Noa.al, duke cituar Tgcom.

Artikulli mori 167 oferta, të cilat arritën kulmin, me një ofertë fituese prej gati 100,000 $. Sidoqoftë ka dyshime për vërtetësinë e shitjes, sepse fotografia e përdorur, është bërë në 24 shtator 2019, kur Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi njoftoi hetimin zyrtar të shkrkimit të Donald Trump pas akuzave, ku presidenti dyshohet se u përpoq të bënte presion ndaj homologut ukrahinas, për të hetuar kundërshtarin e tij demokrat, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden. /e.a/noa.al/

Foto: Tgcom