Transmetuar më 08-01-2021, 07:35

Shërbimi Metereologjik Shqiptar parashikon që vendi ynë do të mbetet gjatë gjithë ditës në ndikimin e kushteve të motit të paqëndrueshëm, duke diktuar vranësira të dendura dhe reshje mesatare të shiut.

Sipas MeteoAlb, herë pas here do kemi intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim prej 4 ballë. /e.a/noa.al/