“Kam një mesazh për ju!” Bleona Qereti bën vaksinën kundër Covid-19 (Foto)
Transmetuar më 07-01-2021, 19:18

Bleona Qereti, e cila jeton në SHBA, në ditën e trazirave që shkaktuan mbështetës të Presidentit ende në detyrë, Donald Trump, ka preferuar të vaksinohet.

Lajmin e ka bërë vetë ajo të ditur përmes një postimi në Instagram, ku i rekomandon çdokujt që që është në gjendje ta bëjë, mos të hezitojë për vaksinën anti-Covid.

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë në konsideratë dhe të bëjë vaksinën COVID -19”, – shkroi Bleona në Instagram.

Këngëtarja është shprehur mirënjohëse ndaj bluzave të bardha, të cilët i ka konsideruar heronj.

“Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shtuar më tej Bleona, rreth vaksinimit. /a.m/NOA.al