Transmetuar më 07-01-2021, 15:16

Ai udhëhoqi sulmin ndaj Kongresit Amerikan i veshur si "Viking", me një kapele prej leshi me brirë dhe një fytyrë të pikturuar me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jake Angeli, 32 vjeç, një mbështetës i presidentit në detyrë Donald Trump, e quan veten "shamani i QAnon" (në disa fe primitive, është individi të cilit i atribuohet aftësia për të komunikuar me fuqi më të larta, personazh i frymëzuar dhe karizmatik) dhe në fakt është një nga figurat më të njohura mes teoricienëve të konspiracionit të ekstremit të djathtë.

Djali me mbiemrin italian, është një aktor aspirues, jeton në Feniks, SHBA dhe mori pjesë në vijën e frontit në protestat kundër "zgjedhjeve të vjedhura" në Arizona. Nuk është hera e parë që ai shfaqet i veshur si "Viking" gjatë protestave në SHBA.

Në fakt, ato të grupeve radikale të sulmuesve të Parlamentit në SHBA, janë imazhe që tashmë kanë hyrë në historinë amerikane dhe botërore.

Një grup protestuesish pro-Trump, që mbanin flamuj të Konfederatës, hynë në selinë e Kongresit Amerikan ditën e djeshme. Burra, të cilët, gjithashtu të veshur me rroba shumëngjyrëshe, pushtuan Capitol Hill-in.

Midis simboleve të ndryshme të Shteteve të Jugut, ata që lidhen me "Trumpizmin" më të ashpër, ishte edhe një lak, duke sjellë ndërmend vitet e errëta të organizatës "Klu Klux Klan".

Nga protestat e dhunshme, që kundërshtonin çertifikimin e fitores së demokratit Biden si president i SHBA-ve, humbën jetën katër persona dhe u arrestuan mbi 50 të tjerë. /e.a/noa.al