Transmetuar më 07-01-2021, 09:04

Mbështetësit e Donald Trumpit, janë militantët më të fortë dhe më besnikë të elektoratit të tij. Por ata janë gjithashtu edhe grupe të organizuara të botës së ekstremit të djathtë dhe të supremacizmit të bardhë, si "Djemtë krenarë" ose lëvizja "Boogaloo", ku në disa raste shndërrohen në milici të vërteta të strukturuara në një mënyrë paraushtarake.

Por janë edhe teoricienë të konspiracionit, si pasuesit e frymëzuar nga "QAnon". Është një univers i larmishëm ai që është derdhur në Uashington ditën e djeshme për të kundërshtuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe që kanë sulmuar Kapitol Hill-in, selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë këtyre grupeve ekstremiste, të cilët kishin qëndruar në kufijtë e jetës shoqërore dhe politike amerikane për dekada, Trump iu dha një zë në katër vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë.

"Proud Boys" (Djemtë krenarë) – Ky grup, janë ato që presidenti në largim i quan "patriotë" në çdo rast, por që raportet e inteligjencës amerikane i kanë përcaktuar prej kohësh si "një grup i rrezikshëm i epërsisë së bardhë", një organizatë neofashiste aktive, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kanada.

Udhëheqësi i tyre, Enrique Tarrio, u arrestua në orët e fundit në Uashington dhe më pas u la i lirë. Grupi, shumë aktiv në rrjetet sociale, kohët e fundit u ndalua nga Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube me akuzat e nxitjes së urrejtjes dhe dhunës.

"Boogaloo" – Një lëvizje tjetër e ekstremit të djathtë pranë grupeve neo-naziste është ajo e "Boogaloo"-s. Shpesh të organizuar si një milici e armatosur, udhëheqësit e saj flasin për një luftë të dytë civile amerikane. Disa grupe që lidhen me "Boogaloo"-në gjithashtu pohojnë se lindja dhe zhvillimi i lëvizjeve të tilla si "Black Lives Matter", do të çojë në një luftë të vërtetë raciste. Një nga format më të fundit të luftës të ndërmarra nga degë të ndryshme të lëvizjes, ka qenë kundër masave kufizuese dhe bllokimeve për të luftuar pandeminë, raporton Noa.al, duke cituar Tgcom.

Ndjekësit e frymëzuar nga "QAnon" – Ata që mohojnë pandeminë, janë edhe grupi i frymëzuar nga "QAnon", një teori konspiracionistësh e ekstremit të djathtë, sipas së cilës ekziston një komplot sekret hipotetik i organizuar nga një ‘Shtet i Thellë’ i pretenduar. Fuqitë okulte që do të vepronin kundër Donald Trump dhe mbështetësve të tij. /e.a/noa.al/