Transmetuar më 07-01-2021, 07:33

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike edhe për ditën e sotme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të shoqërohet nga mot me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Hera herës reshjet në kohë afatshkurtër fitojnë do të intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve, do të ketë reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400metër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20m/sek.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 4°C deri në 10°C; zonat e ulta 8°C deri në 14°C; zonat bregdetare 9°C deri në 15°C. /e.a/noa.al/