Transmetuar më 06-01-2021, 20:28

Para disa javësh në “Shqipëria live” në Top Channel, u transmetua historia e veçantë e Valmir Aliçkaj, që ofroi të dhuronte veshkën për Nazllijen, sapo pa njoftimin në rrjetet sociale.

Nazllija vdiq një ditë pasi mbushi 20 vjeçe.

Valmiri thotë se ishin duke pritur përgjigjen e analizës nëse veshka e tij përputhej me të Nazllies.

“Kalova festat e fundvitit me të. Ishte shumë optimiste për jetën dhe operacionin, por nuk ia doli dot”.

Valmiri falenderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.

Djali nga Deçani kontaktoi familjen e vajzës sapo pa njoftimin në rrjetet sociale për ndihmë.

I pyetur në “Shqipëria live” në datën 22 dhjetor, përse mori këtë vendim, Valmiri u shpreh:

“Jam vetë babai i një vajze 6 vjeçare dhe e ndjeva si detyrim, kështu që kontaktova menjëherë familjen më pas takova vajzën. Nuk e diskutova më parë me asnjë”.

Në lidhjen direkte, ai u shfaq bashkë me vëllain e vajzës, shpresonte që veshka e tij të përputhej dhe se Nazllien do ta shohë si motër.