Transmetuar më 06-01-2021, 16:35

Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit Kujtim Prodani, i cili ishte i infektuar me Cocid-19, i ka prekur të gjithë, sidoemos artistët.

Këngëtarja Aurela Gaçe duket se nuk ka gjetur dot fjalë, ndërsa ka shpërndarë një status të kompozitorit dhe orkestruesit të mirënjohur, Shpëtim Saraçi. Ky i fundit prej disa vitesh ka vendosur të jetojë në SHBA me familjen, teksa ka postuar në Facebook, një mesazh ngushëllimit.

Postimi i Shpëtim Saraçit, të cilin e shpërndau edhe Aurela Gaçe:

Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më.

Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften….

Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort…..

Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.

Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem…

Ngushellimet me te sinqerta familjes….”

/a.m/NOA.al