Transmetuar më 06-01-2021, 16:25

Presidenti Ilir Meta në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Kujtim Prodani, ka  reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi që bëri publik në rrjetet sociale .

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet  më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. “- Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!”, – tha Meta, në mesazhin e tij.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:            

Një humbje e madhe për artin shqiptar!

U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje!

Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.

Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!

/a.m/NOA.al